23-11-2024

Sulmoi fizikisht babanë e saj, 20-vjeçarja në Deçan i bën kahre policët që shkuan ta arrestojnë

Me një situatë të tillë është përballur një njësi policore, pasi shkuan të intervenojnë në një rast të dhunës në familje në fshatin Dashinoc të Deçanit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 20-vjeçare dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e saj dhe si rrjedhojë, rasti është denoncuar në Polici.

Njësiti policor që intervenoi në vendin e ngjarjes, ka arritur që ta arrestojë të dyshuarën, mirëpo e njëjta ka treguar sjellje shumë agresive dhe më pas dyshohet se ka thyer edhe xhamat e veturës së Policisë.

Si pasojë e kësaj, ka pësuar lëndime edhe një zyrtare policore, e cila ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

E dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, 20-vjeçarja është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Sulm ndaj personit zyrtar.

Asnjë koment

Comments are closed.