Sulmoi vëllezërit me mjete të forta në Prizren, arrestohet
Një i dyshuar ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit e tij në Prizren.
Policia raportoi se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes.
Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek. Nuk jepen më shumë detaje se si ka ardhur deri tek dhuna.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.