Një person është arrestuar në Prizren për sulm ndaj zyrtarëve policorë. Njoftohet se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
“Është arrestuar i dyshuari K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë, të cilët kishin urdhër arrest për të dyshuarin. Zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Nuk njoftohet se identitetin, lokacionin e saktë si dhe shkakun për të cilin kërkohej i dyshuari, i cili me vendim të gjykatës pritet të dërgohet në vuajtje të dënimit. /GazetaePrizrenit.net/