08-09-2024

Superliga e futbollit rikthehet sot, luhet dueli Malisheva-Ballkani

Pas një pauze për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, sot rikthehet në aksion Superliga e Kosovës në futboll.

Xhiroja e 15-të do të hapet me duelin mes Malishevës dhe Ballkanit që luhet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj”.

Ballkani aktualisht është i pari në renditjen tabelare me 32 pikë, shtatë më shumë se Drita që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

E në anën tjetër, Malisheva gjendet e katërta në tabelë me 20 pikë gjithsej. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.