Superliga: Sonte dy përballje, Bashkimi luan në shtëpi
Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me përballje interesante, që shënojnë fundin e javës së 16-të.
Dy ndeshje të rëndësishme zhvillohen në qytetet e Gjakovës dhe Prizrenit.

Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi do të presë Trepçën, ndërsa në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren zhvillohet përballja mes Bashkimit dhe Rahovecit 029.
Orari i ndeshjeve të së dielës është:

17:00 – Vëllaznimi vs Trepça
19:45 – Bashkimi vs Rahoveci 029

