Suspendohen 6 zyrtarë policorë në Gjakovë – Ja cili sektor goditet
Gjashtë zyrtarë policorë të Stacionit të Trafikut në Gjakovë janë suspenduar , si pjesë e një hetimi të brendshëm lidhur me dyshime për shkelje serioze gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Burime bëjnë me dije se masa e suspendimit është marrë pas inicimit të procedurave disiplinore, ndërsa ndaj zyrtarëve të përfshirë pritet të zhvillohen edhe veprime të tjera hetimore.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente dhe Inspektorati Policor, ndërsa Policia nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare për natyrën konkrete të dyshimeve.
Hetimet janë në vazhdim.

