25-11-2024

Suspendohen 7 punonjës të Spitalit të Pejës pas rastit të foshnjës së pajetë që dyshohet se u fut në rrobalarëse

Spitali i Pejës ka dalë me sqarim lidhur me rastin ku dyshohet se një foshnje që u lind pa shenja jete, u fut në rrobalarëse. Andaj, lidhur me këtë rast janë suspenduar shtatë punonjës.

Spitali i Pejës njofton se rasti ka ndodhur më 13 dhjetor.

“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatëzën e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostifikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhoj ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit”, thuhet në njoftim.

“Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyren se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e Fetuesit të vdekur tek familjarët. Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektorati Shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.