25-11-2024

Suspendohet komandanti i stacionit në Lipjan dhe tre zyrtarët policorë

Është suspenduar komandanti i Stacionit policor të Lipjanit dhe tre zyrtarë të tjerë policorë.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.

“Në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja, kam njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhërit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan. Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, ka shkruar ai.

Sveçla njoftoi se është pranuar rekomandimi i Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e komandantit dhe tre zyrtarëve të tjerë policorë, përcjell Klankosova.tv.

“Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim. Po ashtu, të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal”, thuhet tutje në postimin e ministrit Sveçla

Asnjë koment

Comments are closed.