Suspendohet nga puna inspektori i Prizrenit
Akuza ka të bëjë me një rast të ndodhur në vitin 2014. Ndërsa zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se janë njoftuar nga organet e drejtësisë lidhur me këtë aktakuzë, dhe se ndaj inspektorit në fjalë është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna, shkruan sot Koha Ditore.
Bazuar në njoftimin e Prokurorisë, Departamenti i Krimeve të Rënda, e akuzon këtë zyrtar për mospërmbushje të detyrave zyrtare në vitin 2014, në raport me një kompleks hotelier në rrugën Prizren-Nashec.