25-11-2024

Sveçla thotë se u konfiskua sasi e madhe armatimi: Ishin pajisje edhe për qindra sulmues tjerë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se po vazhdon aksioni në kërkim të personave që sulmuan Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Sveçla ka thënë detaje edhe për armatimin që është gjetur atje. Sipas Sveçlës, atje janë gjetur pajisje “për qindra sulmues të tjerë”, raporton Express.

“Me këtë rast, Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, armatim kombësorie , eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada dhe lirisht mund të themi se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Do të thotë përgatitjet ishin qe një kohë, që në mënyrë masive të sulmojnë Policinë e Kosovës, të sulmojnë institucionet e Kosovës dhe seriozisht të cënojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Sveçla para gazetarëve.

Ai ka thënë se deri tani janë tre të vrarë nga ana e sulmuesve, gjashtë të arrestuar prej të cilëve dy janë të plagosur dhe me uniformim, dhe katër të tjerë që janë kapur duke mbështetur operacionin me radiolidhje.

“Vendosëm këtë territor nën kontroll. U bë pas disa betejave të njëpasnjëhsme. Kishim një viktimë. Kryem operacionin pa viktima të tjera. Kemi gjashtë të arrestuar, dy nga ta të plagosur me uniformë , dhe katër të tjerë që mbështesnin operacionin me radiolidhje. Se paku tre sulmues të vrarë, po identifikohen dhe barten”, ka thënë kreu i MPB-së.

Asnjë koment

Comments are closed.