Syla shkon në Vlahën të Hasit ( Shqipëri ) për ngushëllime në familjen Gradica
Ish- komandati i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla ka shkuar për ngushëllime në familjen e Alush Gradicës, në Vlahën, Has, Shqipëri!, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sot Komandati i Ushtrisë Çlirimtare ishte në ngushëllime te familja Gradica, së bashku me bashkluftëtaret e tij, Fetah Bekollin, Nexhmedin Krasniqin, Ibrahim Qarrin dhe bashkveprimtarin Hamdi Kryeziu, dhe pjestar tjerë që kontribuan në çlirimin e vendit!
Shtëpia e Alush Gradices ishte baza e parë në Has e Ushtrisë Çlirimtare, ishte shtëpia e Alushit, i cili ishte edhe pjestar i Ushtrisë Çlirimtare, dhe nga më të shumtët që kishte kaluar kufirin shqiptaro – shqiptarë, gjithashtu vlen të theksohet se Alushi ishte dhe bashkluftëtar me Luan Haradinaj deri në ramjen e tij!
Lexo edhe: