Syla:“Po bajnë hajgare, njani thotë ama Kryeministrinë ta jepi nji kifle – Ramushi knej ama qeverinë si ata që na lypshin biçikleten”
Valon Syla, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7, të martën se Kosova është joserioze në raport me atë që po ndodh në botë pas riardhjes në pushtet të administratës Trump.
Syla tha se përderisa djali i Donald Trump gjendet në Beograd, Kosova që një muaj po numëron vota.
Ai tha se pos Albin Kurtit i cili as nuk ka nisur të negociojë për formimin e Qeverisë, Syla pati kritika edhe për një pjesë të opozitës.
Kritikoi qasjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi tha se “LDK nuk hynë në qeveri pa post të kryeministrit”. Po ashtu, Syla përmendi edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, e atë të NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Kosova po rinumëron vota që 1 muaj, dmth kjo tregon që ti nuk je në tokë të bukës. Krejt bota u çu, ti s’po ke kondicion as një qeveri me kriju. Dmth, Albin Kurti akoma një kafe nuk ka arrit me pi me një prej liderëve opozitarë”.
“Por, kjo vlen dhe për opozitën. E pamë Fatmir Limajn si me i pas ra pishman, e pamë Abdixhikun tha unë po e du kryeministrin. Unë mendoj që Kosova është joserioze, jo vetëm Albin Kurti, por edhe e një pjese e opozitës. Ky thotë ama, kryeministrin, merre një kifle. Ramushi thotë ama edhe mua një pjesë të Qeverisë sikur kur e lyp biçikletën”, ka thënë ai. /Gazeta Express