Sylë Hoxha flet për raportin e eskpertizës së Astrit Deharit
Prokuroria Themelore në Prizren, sot ka publikuar raportin e ekspertizës zvicerane në lidhje me vdekjen e aktivitit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.Rezultatet e këtij raporti bien ndesh me konstatimet e nxjerrura nga ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxha, i cili në atë botë pati thënë se bëhet fjalë për vetëvrasje.I kontaktuar nga Gazeta Blic Hoxha ka refuzuar të deklarohet me arsyetimin se nuk e ka pasur rastin në dorë.
“S’kam përgjgje, që tre vjet jam në Prokurorinë Speciale dhe unë merrem me raste të tjera. Në të vërtet kam qenë Kryeprokuror por se kam patur në dorë rastin, tjetër kush ka qenë prokuror i rastit” ka thë shkurt Hoxha.
Tani familjarët e të ndjerit, po akuzojnë Hoxhën se ka përgjegjësi për vrasjen e të birit të tyre.
Tani familjarët e të ndjerit, po akuzojnë Hoxhën se ka përgjegjësi për vrasjen e të birit të tyre.
Në anën tjetër, Prokuroria tani ka nisur hetimet edhe për një person të tretë si të infiltruar në vrasjen e Deharit./Gazeta Blic/