Synon historinë: KH Rahoveci përballet me klubin rumun
Skuadra, KH Rahoveci po vazhdon rrugëtimin përrallor në EHF European Cup.
Rahoveci u kualifikua në raundin e tretë të EHF European Cup pasi mposhti skuadrën Bocholt – kampionin e Belgjikës – teksa ballafaqimi i radhës do jetë ndaj një skuadre rumune,
Në Mizahir Isma, në ndeshjen e parë Rahoveci pret ekipin rumun CS Minaur Baia Mare dhe një javë më vonë shkojmë në Rumani për ndeshjen e kthimit.
Skuadra kosovare ka kërkuar përkrahje masive për këtë duel.

Rahoveci e synon kalimin në 16 skuadrat më të mira të këtij kompeticioni, një sukses që asnjë skuadër kosovare s’e ka shijuar. /GE