T7: Të mërkurën mblidhet PDK-ja, do të kërkohet shkarkimi i Kryesisë
Organi më i lartë i partisë, mblidhet për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet nacionale. Salla është gati edhe për PDK-në.
Brenda saj të mërkurën do të mblidhen anëtarët e Këshillit Drejtues, të kësaj partie.
Madje, këtu siç merr vesh T7, do të kërkohet edhe dorëheqja e kryesisë së partisë e made edhe zgjedhja për ushtruesin e detyrës së kryetarit të ri të PDK-së.
Se do të mblidhet këshilli, si organ me i lartë i partisë, e ka konfirmuar edhe kryetari në detyrë i kësaj partie.
Në këto takime priten të diskutohen edhe pakënaqësitë që i kanë shprehur disa nga antarët e partisë, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe reformat në parti.
Ndërsa, ai që ishte më konsistent në kërkimin e reformave të thella në parti është nënkryetari i degës së PDK-së në Prishtinë.
Partia Demokratike e Kosovës në Kuvend do të përfaqësohet nga 19 deputetë, pesë ma pak se në legjislaturën e fundit.