23-11-2024

‘Tallesha me shokët që kam koronavirus’, futbollisti nga Kosova tregon momentin e vështirë

Futbollisti nga Kosova Valdrin Mustafai është infektuar me koronavirus dhe po qëndron në vetëkarantinim.

Ai ka folur publikisht për simptomat e para që përjetoi para se të mësonte për sëmundjen.

‘Kisha rreth një javë që ndjeja simptoma. Në fillim më dhimbte vetëm fyti, pak koka, nuk kisha aspak temperaturë. Doja shumë të flija dhe thashë do më kalojë. Por më pas ndjeva dhimbje tek gjoksi dhe e kuptova se diçka nuk po shkonte mirë’, tha Mustafai.

Një ditë, gjendja e tij u përkeqësua dhe kishte probleme me frymëmarrjen por tani është mirë dhe mbetet në pritje të familjarëve.

‘Deri tani jam mirë, më dhemb pak koka dhe fyti po në përgjithësi jam shumë mirë. Pardje nuk kam qenë mirë, kisha probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë, por tani jam shumë mirë. Kisha probleme me fytin dhe fola me mjekët, më bënë testin dhe të martën në mëngjes mësova se jam pozitiv.Nuk di nga kush e mora, besoj nga klubi duke luajtur. Kur e mora vesh isha pak në panik, se isha në shtëpi. Kjo është si një grip, por kisha frikë për prindërit, babai bëri testin dhe doli negativ. Po presim testin e të gjithë familjarëve të tjerë’, tha Mustafai në një intervistë për ‘Top Channel’.

Më parë, tregon se tallej me shokët e skuadrës se vurante nga koronavirusi dhe as nuk e mendonte se mund të ishte infektuar.

‘Unë tallesha me shokët e ekipit që kam koronavirus, por rezultoi që kjo ishte e vërtetë. Të gjithë në klub janë testuar dhe ka dalë një tjetër pozitiv. Shpresoj ta kaloj sa më shpejt, kryesorja është të mos prekë pleqtë dhe prindërit. Ne qëndrojmë të ndarë, unë rri vetëm edhe për të ngrënë në dhomë. Jam pak i mërzitur, se kisha katër ditë pushim e thashë do rri me familjen. Por kështu ishte e shkruar’, u shpreh futbollisti. /noa.al/ GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.