Tarifat e Trumpit godasin Trustin në Kosovë
Vendimi i 2 prillit për vendosjen e tarifave për disa shtete nga presidenti amerikan, Donald Trump preku fitimin që rrjedh nga kontributet e kosovarëve në Trustin Pensional.
Të hyrat nga kthimi pësuan rënie që sipas ekonomistëve kalon edhe përgjysmimin, raporton Klan Kosova.
Që milionat e kontributpaguesve të mos cenohen edhe më, sipas një ish-anëtari të bordit në Trust, duhet mbikëqyrje më e rreptë.
E për ulje të mëtejme të profitit, ekonomistët vlerësojnë të fokusohen në tregjet vendore.
Kryesuesi i bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra, i tha Klan Kosovës se rëniet janë normale dhe të kontrollueshme, dhe se luhatjet ditore e javore nuk parashihet të kenë ndikim.