24-11-2024

Tayna fut në këngë shprehjen “A bon me folë”, synon ta kthejë në histori të këndshme

Rep-artistja e Kosovës, Tayna, e cila po korr suksese të vazhdueshme me këngët e saj, pritet së shpejti të vijë me një këngë të re.

Ajo, përmes rrjetit social Instagram, ka bërë me dije se ka takuar një djalë të ri, Besim Hajra, i cili është bërë i njohur në mbarë vendin me shprehjen e tij “A bon me folë”.

Tayna ka thënë se pikërisht kjo shprehje do të jetë në këngën e saj të re, e përmes së cilës dëshiron që këtë histori ta shndërrojë në diçka të këndshme.

“Unë takova Besim Hajrën, njërin prej djemve të videos ‘A bon me fol’. Besimi ishte njëri ndër njerëzit më të sjellshëm dhe të dashur që kam takuar. Ai m’tregoi për talljet që ju kishin ndodhur siç i dimë të gjithë dhe historia nuk ishte aspak e këndshme. Më vjen shumë keq për ato që dëgjova dhe besoj që edhe juve. Për të bërë një ndryshim, unë vendosa të përdorë fjalën e lartpërmendur në këngë dhe ta shndërrojmë atë në diçka të këndshme që kjo histori të marrë një kahe tjetër. Besimi tha se ishte i pajtimit, po ashtu edhe për Ilirin tha se pranonte. Kënga vjen së shpejti dhe është me ndryshe se ajo që ju veç e keni dëgjuar”, ka shkruar Tayna./koha.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.