22-11-2024

Të dielën ndërrohet ora

Të dielën më 31 mars, kur ora të jetë 2:00 pas mesnate, akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para, pra ora do të jetë 3:00.

Ora verore do të sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.

Ndërrimi i orës ndodh dy herë në vit, në fund të muajit mars dhe në fund të tetorit.

Ndërkohë, Parlamenti Evropian ka marrë vendim me shumicë votash që ta shfuqizojë praktikën e ndërrimit të orës në pranverë dhe vjeshë. Pas këtij vendimi, secili shtet duhet ta ketë të njëjtën kohë gjatë tërë vitit.

Ky ndryshim do të fillojë të zbatohet nga viti 2021, ndërsa shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do ta kenë mundësinë për të zgjedhur se a do ta zbatojnë kohën verore apo dimërore. Gazeta Express.

Asnjë koment

Comments are closed.