12-08-2025

Të dielën nis Superliga, tri përballje në xhiron e parë

Të dielën fillon sezoni 2025/2026 në Superligën e Kosovës në futboll. Kështu ka shkruar të martën FFK-ja në faqen zyrtare.

Në program për xhiron e parë janë tri ndeshje. Takohen Dukagjini – Prishtina, Malisheva – Prishtina e Re dhe Drenica – Llapi. Ndërsa Drita dhe Ballkani nuk do të luajnë këtë fundjavë pasi kanë angazhime në arenën ndërkombëtare.

Kampionia e Kosovës, Drita, të enjten nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e zhvillon ndeshjen kthyese ndaj FCSB-së, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Ndeshjen e parë, Drita e humbi në Bukuresht me rezultat 3:2.


Ndërkohë Ballkani po ashtu të enjten nga ora 21:00 në Dublin e luan ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Shamrock Roversit. Ballkani e fitoi 1:0 ndeshjen e parë në Prishtinë.

Ndërsa në Ligën e Parë nga ky edicion do të jetë 18 ekipe pjesëmarrëse dhe jo si në edicionet e fundit kur skuadrat ishin të ndara në dy grupe.

 

Asnjë koment

Comments are closed.