Të dyshuarit që u arrestuan për keqpërdorim seksual ndaj të miturës në Prishtinë janë të moshave 21-26 vjeç
Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe gjashtë persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rastin e rëndë të keqpërdorimit seksual ndaj vajzës 11-vjeçare, e cila dyshohet se të shtunën e kaluar u dhunua nga pesë persona.
Blendin Sadiku, Gëzim Sadiku, Driton Rrahmani, Muhamet Restelica, Flamur Sadiku dhe Muhamet Sadiku kanë përfunduar në ndalim policor si të dyshuar për për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali pas raportimit ekskluziv për identitetin e të arrestuarve, sjellë detaje të reja, ku përmes burimeve bëhet e ditur se gjashtë të dyshuarit janë të moshave të reja.
Blendin Sadiku 26-vjeçar
Gzim Sadiku 25-vjeçar
Driton Rrahmani 23-vjeçar
Muhamed Restelica 21-vjeçar
Flamur Sadiku 22-vjeçar
Muhamet Sadiku 22-vjeçar
Në kuadër të veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale edhe shtatë telefona, të cilët pritet t’i nënshtrohen një ekzaminimi të detajuar në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat në të cilat ndodhi akti çnjerëzor i abuzimit me vajzën e mitur.
Kujtojmë që deri më tani, lidhur me rastin janë arrestuar gjithsej 11 persona, ku pesë të dyshuarit për dhunimin ndaj 11-vjeçares në parkun e Dragodanit në Prishtinë, tashmë janë dërguar në paraburgim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.