23-11-2024

Të hënën vendimi për kompensimin e orëve të humbura mësimore

Kompensimin e orëve të humbura nga greva e janarit Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e ka kushtëzuar me rritje të koeficientit të mësimdhënësve nga klasa e parë deri në të pestën.

Por, të hënën do të merret vendimi final sa i përket kësaj çështje.

Kështu thotë Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi.

 

“Vendimi final do të jetë të hënën, do ta kemi këtë takim ku do të jenë të ftuar të gjithë drejtorët e DKA’ve, e kemi thirrur këshillin e prindërve, do ta ftojmë dhe SBASHK’un të jetë pjesë e takimit. Do të jetë, ta themi, një qasje e re dhe një përfundim i qasjes së kompensimit të orëve dhe kjo do të jetë finale dhe do të iu mbetet DKA’ve që të zbatojnë udhëzimin adminsitrativ”, ka thënë Bytyqi për RTV21.

Asnjë koment

Comments are closed.