30-01-2025

“Të kallëzoj unë ty kush jam” – ky është 43-vjeçari që kanosi zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje

Në Pejë një qytetar pasi ka dalë nga stacioni policor, i nervozuar për shqiptimin e një gjobe në trafik, i ka sharë zyrtarët policorë dhe më pas njërin e ka kërcënuar.

Gazeta Sinjali merr vesh se i dyshuar për rastin është: Armend Muriqi, 43-vjeçar. Ai dyshohet t’i ketë thënë policit “të kallëzoj unë ty kush jam, shihemi e ta kallëzoj qefin”.


Për pasojë, Muriqi është arrestuar nga Policia e Prizrenit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.

Po ashtu ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.