Të martën hapet panairi i librit ” Prizreni 2018″
Për të 10-ën herë me radhë do të organizohet Panairi i Librit “Prizreni 2018”, i cili do të hapet zyrtarisht të martën dhe do të zgjasë deri më 22 korrik, bëjnë të ditur organizatorët.
Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale IKKS, i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e edicionit të 10-të jubilar të këtij Panairi, i cili mbahet në Prizren.
Pjesë e edicionit të radhës do të jenë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, ka bërë të ditur njëri ndër përgjegjësit e kësaj ngjarje, Ditar Kabashi.
Aktivitetet e parapara në kuadër të këtij Panairi do të jenë edhe mbrëmjet, në të cilat do të ketë programe letrare në ambient të hapur në qendër të qytetit në kejin e Shatërvanit, ku janë të ftuar autorë të ndryshëm, ka bërë të ditur më tej zotëri Kabashi.
Këtë ngjarje për herë të parë e kanë mbështetur edhe ministria e Kulturës dhe drejtoria e Kulturës në Prizren, që është risi e Panairit, i cili fokus të vetin e ka shtimin e vlerave që ka Prizreni, kanë bërë të ditur organizatorët.
Panairi i Librit ” Prizreni 2018 “, do të hapet zyrtarisht të martën në mbrëmje, dhe do të jetë i hapur për pesë ditë rresht./tvprizreni/