18-08-2025

Të shtëna arm*ësh në Has – Policia gjen 36 gëzhoja në vendngjarje, i dyshuari në kërkim

Një rast i rrezikshëm për sigurinë publike është raportuar të dielën pasdite në fshatin Mazrek të Hasit – Prizrenit, ku është dëgjuar breshëri armësh zjarri.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 17 gusht 2025 rreth orës 17:00, kur Policia ka marrë informacion për të shtëna dhe ka dalë menjëherë në terren. Në një fushë të hapur, patrulla ka gjetur 36 gëzhoja dhe 4 predha të kalibrit të panjohur.

Ngjarjen e ka parë një dëshmitar okular, i cili ka deklaruar se një person i panjohur kishte shtënë disa herë me armë zjarri dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhe:

Editorial: A e injoroi Shaqir Totaj – Hasin, asnjë kandidat në top-10 të listës së PDK-së

Në lokacion kanë dalë hetuesit kujdestarë dhe ekipi i krim-teknikës, të cilët kanë sekuestruar provat materiale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Asnjë koment

Comments are closed.