13-01-2026

Të shtëna me armë në Mazrrek të Hasit, arrestohet një person

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Mazrrek të Hasit – Prizren, ku Policia ka ndërhyrë pas informatave se një person mashkull po shkrepte me armë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes patrullat policore kanë hasur në gëzhoja të armës së gjuetisë, ndërsa i dyshuari e ka pranuar se kishte shtënë me armë më datë 31 dhjetor 2025.

Si i dyshuar në këtë rast është identifikuar Sh . D., i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për intervistim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesi kujdestar dhe ekipi i krim-teknikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë siguruar provat materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Përdorimi i armës”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Asnjë koment

Comments are closed.