Të shtëna me armë në një aheng në Prizren, dy të arrestuar
Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri.
Policia bën të ditur se nga të dyshuarit janë konfiskuar katër pistoleta, pesë karikatorë, katër fishekë dhe tetë gëzhoja.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.