Të shtëna me armë në një tramvaj në Holandë, disa të plagosur
Policia holandeze ka njoftuar se disa njerëz janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Utrecht, i cili ndodhet në qendër të Holandës.
Dëshmitarët kanë thënë se një person i armatosur i ka qëlluar me armë njerëzit që kanë qenë duke udhëtuar me një tramvaj në mëngjesin e të hënës.
Policia e këtij qyteti ka thënë se e kanë rrethuar një stacion të tramvajit në periferi të qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekipet e emergjencës.
Raportohet se sulmuesi ndodhet ende në arrati, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.