15-08-2025

Të shtëna me ar*më në Prizren, Policia gjen 7 gëzhoja në vendin e ngjarjes, autori në kërkim

Një incident me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Mujdin Aliu” në Prizren, duke shqetësuar qytetarët përreth.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 16:50, një qytetar ka raportuar në polici se teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë, ka dëgjuar disa të shtëna arme. Pasi ka dalë në rrugë, ai ka vërejtur një veturë që po largohej me shpejtësi, për të cilën dyshohet se është e tipit Opel, ngjyrë e bardhë, me targa të papërcaktuara.


Në vendin e ngjarjes, njësia policore dhe hetuesit kanë gjetur 7 gëzhoja të një kalibri ende të panjohur. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe motivit të ngjarjes.

Asnjë koment

Comments are closed.