Të shtëna me armë zjarri në Ortakoll
Sonte, rreth orës 22: 40 në afërsi të objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, janë dëgjuar disa të shtëna armësh, fatmirësisht pa të lënduar.
Rastin për TV Prizreni e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale, togeri Shaban Osmanollaj.
Ai bën të ditur se sipas informacioneve të para, nga një veturë deri sa ishte në lëvizje në rrugën në afërsi të DKA-së, janë dëgjuar disa të shtëna, të cilat kanë shqetësuar banorët e lagjes “Ortakoll” të cilët kanë njoftuar organet e rendit.
Sipas zëdhënësit Osmanollaj, policia menjëherë ka dal në vendngjarje duke gjetur disa gëzhoja nga arma e cila dyshohet se është përdorur nga autorë ende të panjohur për policinë./tvprizreni.info/