Tejeci nga AKR: Partitë e mëdha në Prizren kanë kopjuar programin tonë politik
Kandidati i AKR-së për kryetar të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka akuzuar partitë e mëdha në këtë qytet për kopjimin e programit politik të AKR-së, të shpalosur për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Megjithatë, Tejeci ka thënë se përkundër kësaj, ndihet krenar që projektet e subjektit të tij janë vlerësuar edhe nga partitë tjera politike.
Postimi i plotë:
Ne si AKR duke shpalosur programin tonë në media, portaleve ,dhe qytetareve ,i cili program është punuar nga shumë eksper të fushave caktumë , por ku program tani është kopjuar nga partit kryesisht të mëdha .
-Si për Rrugën Adem Jashari ku është planifiku ndertimi i 25 lokale Zejtare.
-Zona e lirë për këmbësoret me gjatësi 300met nga Hamami deri te Xhamia e Levishës (Shtëpisë bardhë)
-Lokacioni i Stadiumit ndihmës është i përshtatshëm për ndertimin e parkingjeve 350 vetura ndersa mbi te do te ndertohet stadiumi ndihmës dhe do te menagjohet nga klubi Liria një ndihmes për sportistet.
-Komunikacioni duhet te zhvillohet në dy drejtime duke filluar nga Marashi deri te udhëkryeqi i Tabahane -para gjykatës komunale.
Ne si AKR ndihemi krenarë, dhe jemi mirënjohës ndaj partive tjera që kanë kopjuar idetë dhe programin e AKR -së për një Prizren më të mirë #ME JU ,PËR JU#
AKR 149