29-11-2024

Teknologjia më e re zbarkon në Itali, do të përdoret në derbin e Milanos

Me rastin e finales së Superkupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Interit, e planifikuar për në 18 janar në Arabinë Saudite, Lega Serie A prezanton për herë të parë Sistemin Ofside Gjysëm Automatik (SAOT) , një sistem i përdorur tashmë nga FIFA me rastin e Kupës së Botës në Katar.

“Është një ditë e rëndësishme, ne ishim liga e parë në botë që kishim teknologjinë e vijës së portës, e para që kishim VAR dhe tani e para që kishim offside gjysmë automatike”, tha CEO i Lega Serie A , Luigi De Siervo.

“Është një mjet që na lejon të punojmë në krye, ne kemi bërë shumë stërvitje për të mbërritur të përgatitur për raundin e dytë. Superkupa do të jetë një test shumë i rëndësishëm,” komentoi kreu i arbitrave, Gianluca Rocchi.

“Është një mjet që na lejon të bëjmë më pak gabime dhe të shkurtojmë kohët e vendimeve, por nevojiten trajnime të nivelit të lartë. Megjithatë, edhe me ardhjen e gjysmë-automatizmit, aspekti njerëzor në vendime mbetet thelbësor”, shtoi ai.

Pas Superkupës, radha do të jetë e Serisë A, duke nisur nga dita e parë e turit të dytë, e planifikuar për fundjavën e 27 janarit. Konfirmimi erdhi nga Andrea Butti, Shefi i Garave të Lega Serie A, gjatë një konference për shtyp në Qendrën Ndërkombëtare të Transmetimeve të Lega Serie A në Lissone.

“Është një hap përpara në garë, sepse do të ketë shpejtësi më të madhe në vendimmarrje për klasën e arbitrave. Është një mjet që do të na mundësojë të punojmë më mirë, të gjitha në marrëveshje të plotë me Federatën”, deklaroi ai. “Gjyqtarët e kanë përdorur tashmë teknologjinë offline në pjesën e parë të sezonit, është zbatim i protokollit VAR dhe nuk ka nevojë për certifikim të mëtejshëm”, shtoi ai./abcnews.al

Asnjë koment

Comments are closed.