Tekstet shkollore, mbi 51 mijë aplikime në platformën eKosova
Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka thënë se deri sot në orën 09:00 janë pranuar 51 mijë e 200 aplikime në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.
“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime”, ka shkruar Kelmendi.