23-11-2024

Telashe me ndërprerjet e rrymës dhe rrjetin e vjetruar në fshatin Gjonaj, KEDS po intervenon për defektet

Banorët e lagjes që ndodhet në mes të fshatit Gjonaj, thonë se po ballafaqohen me probleme të mëdha si pasojë e furnizimit jo të rregullt me energji elektrike por edhe rrjetit të vjetruar.

Ekipe të KEDS gjatë ditës kanë intervenuar në sanimin e defekteve, mirëpo, banorët ankohen për vështirësi. Gani Lushaj, banor i kësaj lagjeje, thotë se që një muaj, nuk kemi furnizim të rregullt me energji elektrike, duke na shkaktuar probleme të mëdha në amvisëri, dhe jo vetëm, ndërsa si pasojë e mungesës së rrymës, edhe shkolla e re nuk po funksionon normalisht.

Në vendngjarje për rregullimin e trafosë kishte dalur një ekip i kompanisë KEDS ditën e shtunë, por problemet nuk po na zgjidhen, ankohet ky banor i Gjonajve. Banori tjetër, Sokol Jahaj, kritikon kompaninë për neglizhencë me riparimin e rrjetit, pasi sipas tij, qysh në muajin mars të këtij viti janë vendosur shtylla të reja të betonit, ndërsa telat nuk janë vendosur aty, por qëndrojnë në shtyllat e vjetra të cilat janë të dëmtuara.

Ndërkaq, në oborrin e shtëpisë së, Blerim Hodaj, ndodhet një shtyllë e dëmtuar, të cilen e ka lidhur ai vet me armaturë për muri, pasi po paraqet rrezik serioz për jetën e familjarëve. Ai thotë se për këtë çështje ka kërkuar një zgjidhje nga kompania KEDS, mirëpo deri më tani nuk është intervenuar, raporton Televizioni i Prizrenit.

Gjatë ditës, një ekip i kompanisë KEDS ka bërë sanimin e defekti në trafonë në afërsi të shkollës, duke mundësuar që kjo lagje të furnizohet normalisht me energji elektrike, mirëpo banorët thonë se trafoja është e mbingarkuar, sepse nga aty furnizohen mbi 150 famlije.

Asnjë koment

Comments are closed.