29-11-2024

Teleferiku në Kalanë e Prizrenit, ministri Aliu jep detajet

Kalaja e Prizrenit së shpejti do të ketë teleferikun për të gjithë ata vizitorë që duan ta vizitojnë këtë monument historik.

Ministri i Infrastrukturës, Libur Aliu ka thënë se projekti ka për qëllim zhvillimin e sektorit të turizmit në këtë qytet.

“U pajtuam që të bashkëpunojmë në zhvillimin e projektit ‘Ndërtimi i teleferikut në Kalanë e Prizrenit’ me qëllim të zhvillimit të sektorit të turizmit në Prizren, kështu duke u zotuar se do të angazhohemi që të kontribuojmë sipas kompetencave që i kemi për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetin e Prizrenit”, ka shkruar Aliu.

Lajmin për ndërtimin e këtij projekti e ka dhënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane SwissContact, nënshkruam marrëveshje trepalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Fillim vit i mbarë!”, ka njoftuar Totaj. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.