22-07-2025

Temperaturat e larta sjellin kufizime në qarkullim/ Durmishi: Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 ton gjatë ditës

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për një masë të re kufizuese që hyn në fuqi nga nesër, më 23 korrik, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Sipas vendimit të Ministrisë, ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 15 ton në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale, në orarin prej 11:00 deri në 17:00, dhe kjo ndalesë do të vlejë deri më 28 korrik.

“Ky vendim është marrë për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit gjatë orëve më të nxehta të ditës,” ka thënë Durmishi.

Ai ka shtuar se vendimi mund të ndryshohet në varësi të kushteve klimatike gjatë ditëve në vijim./IO

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.