Tensione në Kupën e Serbisë, tifozët e Novi Pazarit brohorasin “Kosova është shqiptare”
Ndeshja çerekfinale e Kupës së Serbisë mes FK Novi Pazar dhe Crvena Zvezda u shoqërua me tensione dhe incidente në tribuna.
Skuadra nga Beograd fitoi me rezultat 2:0 dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale, por vëmendjen kryesore e morën përplasjet mes tifozëve dhe policisë, si dhe brohoritjet me përmbajtje politike gjatë ndeshjes.

Takimi u ndërpre disa herë për shkak të tensioneve. Tifogrupi i Zvezdës, i njohur si Delije, brohoriti emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladić, ndërsa tifozët vendas iu kundërpërgjigjën me thirrjet “Kosova është shqiptare” dhe duke përmendur emrin e Naser Orić.

Pas incidenteve, autoritetet në Serbia kanë propozuar masa disiplinore, përfshirë edhe mundësinë e ndalimit të tifozëve mysafirë në ndeshjet e ardhshme. Në radhët e Novi Pazarit aktivizohet edhe futbollisti shqiptar Driton Camaj, i cili këtë sezon po paraqitet në formë shumë të mirë.


