Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në orën 10:00, për të pestën herë në përpjekje për të zgjedhur kryekuvendarin.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ftuar të gjitha subjektet parlamentare në takim në ora 09:30.
Kuvendi ka mbetur pa zgjedhur të parin e Kuvendit, pasi LVV propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por e njëjta nuk mori mjaftueshëm votat e duhura për këtë post.