Tentim vrasje në Burgun e Dubravës, ‘plaki’ i Bregut të Diellit theret disa herë me thikë
Një ngjarje mjaft e rëndë ndodhi në Burgun e Dubravës, ku dy të burgosur pas një përleshje mes veti kanë përdorur edhe thikën – duke i shkaktuar plagë të rënda njërit prej tyre, raporton Sinjali.
Sinjali merr vesh se personi që theri me thikë të burgosurin tjetër është Ruzhdi Hasani, ku dyshohet se pas një mosmarrëveshje ai përdori edhe thikën.
Sinjali gjithashtu mëson se personi i cili u ther me thikë nga kjo përleshje me Hasanin është Harbin Vitija,
Rasti dyshohet se erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes të burgosurve dhe sipas informacioneve të para, i burgosuri Ruzhdi Hasani e ka qëlluar me thikë pesë herë, Vitijan duke i shkaktuar plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
E gjithë ngjarje dyshohet se ndodhi në shëtitoren e burgut, ku dhe Hasani filloi sulmin ndaj Vitijat.
Kujtojmë se Vitija ose i njohur ndryshe si ‘plaki’ i Bregut të Diellit ka të kaluar kriminale, ai ishte arrestuar për therjen me thikë të një personi të mitur si dhe për gjuajtje me armë te banesat e Bardha në Prishtinë.