Tentim vrasje në Prizren, dy persona të lënduar
Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku dy persona kanë pësuar lëndime, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, si pasojë e një sulmi me thikë njëri prej viktimave është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.
Raporti nga PK:
VRASJE NË TENTATIVË
Prizren 25.06.2023-23:20. Raportohet se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë duke u shkaktuar lëndime trupore. Njëri prej viktimave është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Rasti nën hetime nga njësitë relevante policore.