Tentim vra:sje në Rogovë të Hasit, i dyshuari dorëzohet në Polici
Një incident me armë ka ndodhur sonte në fshatin Rogovë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali një person ka tentuar ta vrajë një tjetër, për arsye që ende nuk dihen.
Gazeta Sinjali mëson se viktima ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa i dyshuari së bashku me armën është dorëzuar në Polici.
Ndaj të dyshuarit do të ndiqen procedurat tjera në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.