21-11-2024

Tentoi ta korruptoi policin, arrestohet një shtetas shqiptar

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ai tentoi ta korruptonte një zyrtar policor me 10 euro.
Por si ndodhi rasti?

‘’Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një pike kontrolli rutinë në fshatin Korenicë, ndaluan një automjet për shkak të shkeljes së rregullave të trafikut, konkretisht për tejkalim të shpejtësisë. Gjatë procesit të legjitimimit, drejtuesi i mjetit u përpoq të ndikonte në veprimet e policisë për të shmangur gjobën, duke tentuar të ofronte një shumë prej 10 eurosh’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, ndërsa kartëmonedha prej 10 eurosh u sekuestrua si provë materiale.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur rast “dhënia ryshfeti,” dhe ai u ndalua për 48 orë./IO

Asnjë koment

Comments are closed.