Tentoi të vetëv:ri*tej me thikë në Prizren – I riu përfundon në urgjencë
Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku një i ri dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës pas një përleshjeje familjare.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 22 korrik 2025, rreth orës 10:15, Policia është njoftuar për një mosmarrëveshje në familje në Prizren.
Sipas deklaratës së ankuesit Sh.K., rreth 70-vjeçar, djali i tij P.K., rreth 35-vjeçar ishte kthyer në shtëpi nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, dhe në një gjendje të rënduar ka tentuar të kryejë vetëvrasje me thikë.
Gjatë përpjekjes për ta ndaluar, i riu ka goditur xhamin e derës së kuzhinës, ku ka pësuar lëndime në dorën e djathtë. Viktima është dërguar menjëherë në urgjencë për trajtim mjekësor.
Rasti është trajtuar nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet si “Tentim vetëvrasje”, ndërsa veprimet hetimore janë duke vazhduar.