Tenton të kalojë kufirin në Vërmicë me dokument të falsifikuar të automjetit
Policia ka njoftuar për një rast të falsifikimit të dokumentit të automjetit në pikëkalimin e Vermicës, afër Prizrenit.
Rasti ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar.
“Në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin e bazuar se ka falsifikuar automjetin e tij”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit automjeti është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net