Tërmeti, Dua Lipa lutet për shqiptarët: Jam e shkatërruar
” E shkatërruar nga lajmet e këqija. Zemra dhe lutjet e mia janë me shqiptarët. I dërgoj gjithë dashurinë time në këtë kohë të vështirë”, kështu shkruan këngëtarja Dua Lipa, në një foto të flamurit shqiptar, postuar në rrjetet sociale, në shenjë solidaritet me zonat e prekura.
Shumë personazhe të tjerë të famshëm janë solidarizuar me situatën emergjente në të cilën ndodhet vendi ynë.
15 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 600 persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë. Ekipet e shpëtimit janë në terren duke luftuar me kohën për të shpëtuar të tjera jetë./noa.al/