Tërmeti i fortë godet Turqinë
Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter ka goditur zonën turistike jugore të Antalias, në Turqi, në orët e para të mëngjesit, sot, 5 janar.
Sipas medieve turke, tërmeti kishte një thellësi prej 39,52 kilometrash .
Mësohet se deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, apo viktima nga tërmeti.
Profesor Süleyman Pampal, ekspert i tërmeteve nga Universiteti Gazi në kryeqytetin Ankara, i tha transmetuesit CNN Turk se tërmeti ishte “normal” për zonën e Antalias dhe se nuk ka nevojë për panik. /GB
Map of felt reports received so far following the #earthquake M5.2 in Western Turkey 41 min ago pic.twitter.com/BSUTxpP1BP
— EMSC (@LastQuake) January 5, 2022