Tërmeti i fortë në Greqi, banorët dalin në rrugë të frikësuar
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak para orës 22:00 në Heraklion të Kretës. Epiqendra ishte 7 km në jug-jugperëndim të Moira në Heraklion.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, thellësia e tërmetit ishte 8.9 kilometra. Mediat vendase raportojnë se banorët në zonë dolën në rrugë të frikësuar./abc