27-11-2024

Tërmeti i fortë në Shqipëri u ndje edhe në Prizren, reagon Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me tërmetin që lëkundi sot vendin.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti  me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.’- njofton ministria e Mbrojtjes.

Lëkundjet janë ndier edhe në Prizren, në orën 22:38 min, raporton Gazeta e Prizrenit.

 

 

 

Mos i

Asnjë koment

Comments are closed.