25-11-2024

Tërmeti i fortë “shkund” Shqipërinë, ja magnituda dhe epiqendra

Një tërmet i fortë ka lëkundur Shqipërinë pas mesnatës.

Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se tërmeti me magnitudë 4.6 Rihter është regjistruar në orën 02:42 të së mërkurës me epiqendër në detin Adriatik, 37 km larg Durrësit.

Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 12.2km, kurse lëkundjet u ndjenë në disa qytete: Durrës, Laç, Lezhë, Shkodër e deri në Ulqin.

Ndërkohë, tërmeti i parë i fortë është shoqëruar edhe nga dy pasgoditje njëra 2,6 dhe tjetra 2,2 të shkallës rihter. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar, as për dëme materiale./ RL

Asnjë koment

Comments are closed.