23-04-2025

Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, moderatorja televizive shkundet LIVE (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës së Rihterit ka goditur Turqinë Perëndimore ditën e sotme, duke shkaktuar panik kryesisht në rajonin e Stambollit.

Tërmeti është ndjerë në zona të ndryshme të vendit, gjë e cila është kapur edhe në kamerat televizive gjatë transmetimeve live.

Edicioni turk i gjigantit CNN ka qenë në transmetim direkt, kur moderatorja e një emisioni, Meltem Bozbeyoglu, derisa ishte duke diskutuar me të ftuarit, nis të shkundet.

Më pas ajo i kërkon dikujt përmes kufjes së saj që të thërrasë nënën e saj.

“Jam 32 vjeçe dhe kjo është hera e parë që përjetoj një tërmet kaq të madh”, thotë ajo, transmeton Klankosova.tv.

Ajo i lë nënës së saj një mesazh: “A mund të më kontaktoni ju lutem në WhatsApp”.

“Isha e frikësuar, kërkoj falje nëse ju bëra panik”, u thotë ajo shikuesve.

BBC raporton se së paku një ndërtesë e braktisur është shembur pjesërisht në lagjen Fatih të Stambollit pas një serie tërmetesh.

Nuk dihet ende nëse ka viktima.

Autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve që të mos shkojnë pranë ndërtesave që mund të dëmtohen.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.